Rama: Arrestimi i Veliajt kaloi çdo limit, i’u hetua jeta si rezultat i një novele anonime


Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë foli sërish për arrestimin e Erion Veliajt.

Ai tha se arrestimi kaloi çdo limit duke vijuar se jeta e Veliajt është hetuar si rezultat i një novele dhjetëra faqe anonime.

“Kontrata me Veliajn u ndërpre nga dikush që nuk e njoh. Nuk mund ta them nëse Erjoni është i pafajshëm apo fajtor por prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është detyrim. Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit. Kemi një hetim për një person, e jo një akuzë për korrupsion. Është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetëra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar….Për mua kjo nuk është normale. Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia para rënies së regjimit”-tha Rama.