Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me kreun e grupit parlamentar Bardhi e deputetin Nallbati ndodhen në SHBA për t’u takuar me shqiprarët që punojnë e jetojnë atje.
Ata kanë xhvilluar një takim me shqiptarët e Michiganit duke u bërë thirrje që të regjistrohen e të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Pas Michiganit, deputetët demokratë kanë takuar përfaqësuesit e shoqërisë “Vatra” në Nju Jork.
Tabaku shkruan se në këtë vatër të shqiptarizmit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe se për të çliruar potencialin e saj duhet që të largohet qeveria e kryeministrit Rama.
“Takim i ngrohtë me Vatrën në New York! Një bisedë e hapur dhe shumë e frytshme me Vatrën, këtë vatër të shqiptarizmit në SHBA që ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për diasporën tonë. Mërgata jonë ka qenë gjithmonë shtylla kurrizore e kombit, duke mbështetur Shqipërinë në momentet më kyçe të historisë sonë. Diskutuam për sfidat që përballet Shqipëria sot dhe rrugën e domosdoshme të ndryshimit. Vendi ynë është i pasur me mundësi, por për të çliruar potencialin e tij, duhet të largojmë krizën që po e mban peng! Diaspora është çelësi i ndryshimit! Mërgata mund të bëjë historinë në këto zgjedhje. Regjistrohuni në KQZ dhe votoni më 11 maj për një Shqipëri që ecën përpara! Faleminderit @agustin.m.mirakaj dhe gjithë anëtarëve të Vatrës së Manhattanit për mikpritjen e ngrohtë! Projekti i PD për diasporën dhe votën e saj është një mundësi historike për të garantuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë.” – shkruan Tabaku.