Gjykata e Korçës ka dënuar katër persona për vrasjen e Martin Çeços, krim i ndodhur më 12 qershor 2022 në Kolovec të Maliqit.
Valter Mollaj u dënua me 25 vite burg, Edlir Mollaj me 23 vite, Bledi Angjo me 15 vite dhe Martina Pajollari me 20 vite burg.
Pajollari kishte nxjerrë viktimën në pritë, ndërsa ngjarja u cilësua si krim pasioni, pasi Çeço kishte lidhje dashurie me Pajollarin, e cila ishte në një marrëdhënie edhe me Valter Mollajn.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Luljeta Kole, Eglantina Mikani dhe Gentiana Shukullari. Avokatët paralajmëruan apelim të vendimit, duke pretenduar mungesë provash që lidhnin Mollajt me krimin.