Deklarata e fortë e Goxhajt: Shefi i ILD-së Artur Metani pengoi regjistrimin e Partisë Konservatore në 2023-in


Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Artur Metanit, ka vonuar dhe penguar regjistrimin e partisë së tij, “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”.

 I ftuar në emisionin “A SHOW” me Adi Krastën, Goxhaj ka ritheksuar bindjen e tij se Sorosi dhe rrjeti i tij përfaqësojnë një nga agjendat më armiqësore për vendin.

Sipas tij, ankesa për regjistrimin e partisë është dorëzuar që në vitin 2023, por përgjigjja ka ardhur vetëm tani, në vitin 2025, pas fitores së Donald Trump-it. Ai akuzon institucionet për heshtje dhe pretendon se është proceduar penalisht për herë të parë si kryetar partie.

Ai shprehet se ndikimi i Sorosit ka shtrirë rrënjë të thella në politikën dhe institucionet shqiptare, duke kontrolluar vendimmarrjen dhe duke ndikuar në shpopullimin e Shqipërisë.

Gjithashtu Goxhaj ka kujtuar se beteja e tij kundër Sorosit ka nisur në vitin 2008, kur publikoi një tabelë që zbërthente atë që ai e quan “mafia Soros”.

Publikimi i këtij dokumenti, sipas Goxhajt, shkaktoi bujë dhe solli ndërhyrjen e menjëhershme të figurave kryesore të këtij rrjeti në Shqipëri.

Në analizën e tij, ai e akuzon Sorosin për krijimin e një kaste që kontrollon Shqipërinë dhe që punon kundër interesave kombëtare.

Goxhaj kujtoi se në vitet 2002-2003 ishte pjesë e një prej bordeve të Sorosit, por pasi analizoi situatën, dha dorëheqjen, duke e cilësuar atë si një strukturë të korruptuar.

Në vitin 2008, ai publikoi një tabelë në gazetën “SOT”, ku analizonte atë që e quajti “mafia Soros”, e cila, sipas tij, kontrollon rrjetet politike dhe institucionale në Ballkan. Pas këtij publikimi, Goxhaj thotë se një nga figurat kyçe të rrjetit të Sorosit, Jonas Rolet, erdhi me urgjencë në Shqipëri për të menaxhuar situatën.

Lidhur me qëndrimet e Sali Berishës, Goxhaj u shpreh skeptik për premtimin e tij për të dëbuar Sorosin nga Shqipëria, duke thënë se fillimisht duhet të pastrojë Partinë Demokratike nga ndikimi i rrjetit të tij.

Ai gjithashtu përmendi se ka dërguar një peticion administratës amerikane mbi ndikimin e rrjetit të Sorosit në Shqipëri, duke theksuar se ky rrjet ka mbështetje nga USAID dhe struktura të tjera ndërkombëtare.

Intervista e Plotë

Krasta: Kur ka qënë në harkun e  kaq shumë vjetëve, kur e ne ç’rrethana ka qënë që ti e lexove potencialin problematik, përhapjen gati gati kanceroze nëqoftëse  mund ta quaj kështu, malinje le ta themi jo domosdoshmërisht kanceroze se është term i keq të Sorosit  në shqipëri. Kur ka  ndodhur kjo për ty dhe në ç’rrethana, çfarë të bëri të kuptosh që ishte i pari fare fare që e bëre të njohur kur njerëzit nuk kishin ndërmend as ta kuptonin, as ta mbështesnin as ta përqafonin dhe as ta le të themi ta bënin të tyren si analizë?

Goxhaj: Ishte viti 2002- 2003 kur isha pjesë e një nga 7 bordet e Sorosit dhe vendosa të japë dorëheqjen, reflektova rreth 1 vit për të kuptuar se çfarë po bëja dhe emri për çfarë po vlente dhe çfarë pasojash do kishte në mënyrë se si unë ekzistojnë dhe kam një raport me publikun me miqtë me armiqtë në gjithçka tjetër.

Dhe në  2003 bëra deklaratën e fortë që unë sot jap dorëheqjen nga struktura më korruptuar historinë e shqipërisë që kanë një axhendë për të shkatërruar shoqërinë civile. Nuk fola për më gjerë  se aq mund të lexoja.

Në 2007-2008 jam detyruar të rri rreth të 1vit e 3 muaj vetëm duke studiuar duke lexuar. Në tetor 2008 unë nisa luftën e jetës me Sorosin sipas parimit që këta janë agjenda më armiqësore dhe është armiku më i madh i historisë së Shqipërisë.

Unë kam formuluar një tabelë e cila ka zbërthyer të gjithë atë që unë e quaj ‘mafia Soros’, e cila është formuluar nga unë në nëntor 2008 dhe është publikuar në gazetën SOT. Bëri bujë dhe kjo solli ardhjen me urgjencë në Shqipëri të kokës që ka ndërtuar gjithë Ballkanin dhe që Alex Soros e pushoi nga puna rreth dy vite më parë, Jonas Rolet.

Njeriu që prodhoi Erion Veliajn, njeriu që prodhoi gjithë Ballkanin, gjithë rrjetet, gjithçka, dhe ky është autor i shpopullimit të Shqipërisë, krahu i djathtë i George Soros.

Krasta: A mund të bëjmë një pyetje tani që e kemi kuptuar , pas kaq e kaq vjetësh kur dinamika ka qënë pothuaj kokëforte, ti ke folur njerëzit sot në këtë sekondë që kanë ndodhur gjëra ka ardhur shefi I komitetittë kongresit republican dhe thotë : Kryeministri është një kukull e Sorosit, nuk  mund të jetë mik I Amerikës dhe ne kemi besim që Berisha duhet bërë kryeministër  dhe në Shqipëri menjëherë ndodh ajo që quhet irracionaliteti  karakteristik i grupimeve të majës së plehut  e kam quajtur unë të paktën,luftojnë atë që është për shembull shumë e dallueshme për fytyro çfarë të kanë punuar ty.

Ka qënë një reaksion I madh skandaloz që ke  përjetuar?

Goxhaj: Kam një zarf që sapo më ka ardhur është i datës së djeshme është nga inspektoriati i  lartë  drejtësisë Artur Metani.

Përgjigje e ankesës tonë të vitit 2023, është viti 2025.

Pse erdhi kjo përgjigje , sepse ne u ankuam dhe e çuam për të regjistruar një organizatë konservatore politike si themel i partisë që kemi krijuar sot “Aleanca Konservatore për Shqipërinë” dhe gjykata na e refuzoi regjistrimin dhe tani që fitoi Trumpi këta guxojnë dhe japin përgjigje dhe nuk kanë përgjigje dhe thonë që nuk dimë gjë. Këta kanë refuzuar të na regjistrojnë vetëm një javë më parë unë u procedova penalisht për të 34 herë nga policia por për herë të parë si kryetar i një partie. Kanë heshtur të gjithë institucionet kanë thënë vetëm media por nuk ka thënë kryetar partie ka thënë Altin Goxhaj.

Unë për arrestime nuk kam lajm unë arrestohem 100 herë spërben më lajm, lajm përbënte një qyteti parelektoral dhe 100 ditë para zgjedhjeve procedohet penalisht për protestën kundër shtetit Bektashi, kundra axhendës Soros në mes të Tiranës. Unë ndoqa të gjitha rregullat që  ndoqi Tiku i Sorosit dhe Arlindi i Sorosit solla të njëjtën letër të një të formulim, mua s’më lënë ata i lënë.

Dhe ky dokument tregon që  kur ne çuam në 27 korrik 2023 kërkesën për tu regjistruar ata e refuzuan pafolur në heshtje dhe në një javë pas nesh e çoi Tiku,Tikut ja regjistruan menjëherë ne dhjetor megjithëse thanë i keni pranuar të gjitha kriteret ligjore nuk duam të jua regjistrojmë dhe ky është pjesë e një dokumenti që po kushdo mund të futet tani në internet shkruhet për Shqipërinë.al, është  pjesën peticionit që ne kemi çuar administratës amerikane 350 personave ku janë kongresmenë senator administratë e Trump që nuk flasin për veten tonë flasin për axhendën Soros në raport me amerikën në shqipëri pra jo hallet e shqiptarëve por shkrirje të ligjit amerikanë në shqipëri janë mbi 1000 një faqe të përgatitura, ku tregojnë se si janë shkelur të gjithë ligjet amerikane, dhe unë kam një pyetje për ju si television.

A keni ndonjë person për të çuar nesër në një trajnim që organizohen faktoje e sorosit përkundër disiformimit.Vazhdojnë akoma, ajo që thuhet për USAID-in është një pjesë e fondit, të gjithë zogjtë e qyqes në  shqipëri vazhdojnë nga puna janë duke punuar për axhendën e desinformimit apo më saktë për censurën që godit për 500 milionë dollarë që ka hedhur USAID-I  për ta ndërtuar gjithë botën të strukturat e Sorosit  të vazhdojnë akoma nga puna, nesër kanë një trajnim bashkë me Edi Ramën apo më saktë me AMA Agjensinë e Media Televizive autoriteti audiovizi.

Krasta: Kam një përshtypje që goditja që ka marrë të paktën në ç’veshjen konceptuale të një të një super structure  është si një është një membranë e çuditshme shumë formëshe e cila ka ndërhyrë praktikisht në të gjithë botën.

Ky u mendua ngaqë gjeti një antidote shumë kokfortë tek presidenti Trump dhe tek administrate e momentit e cila do zgjasi 4 vjet dhe katër vjet është si puna me parazitet ne  trupin e njeriut kur e godet herën e dytë 76 parazitët nuk rezistojnë dot edhe katër vjet janë shumë që të rezistojnë parazitë të kësaj natyre apo apo këta do përshtaten dhe këta përshtatet dhe këta dinë më shumë seç dinë ata që i kanë kundra?

Goxhaj: Kjo varet nga çdo vend domethënë amerika do ta zgjidhje javën e vet deri në 20 gushtti do të shohesh  rezultatin final

Krasta: Berisha ka thënë që në qoftë se bëhet kryeministër, Sorosin e nxjerr nga shqipëria përfundimisht. Duhet të bëj një pyje me përgjegjësi

Goxhaj: Berisha ta nxjerë Sorisin nga partia demokratike pastaj nga shqipëria kjo është e para e dyta unë jam shumë I skandalizuar nga lajmi i bukur dhe shumë i mirë që ishte për ardhjen e një personaliteti amerikan të mbështesi PD por nuk mund të japësh asnjë tendë njeriun e Sorosit, Alfred Lelën njeriut të antisorës sepse kjo është një lloj kurthi që ti ngrenë atij duke futur ndonjë diskurik apo në një situatë shumë unë bëj thirrje partisë demokratike  të mos luaj me zjarrin.

Krasta: Unë prandaj prandaj më shqetëson media shqiptare në përgjithësi media ku bëj pjesë edhe përpiqem të ruaj një lloj navigimi lundrimi shumë të kujdesshëm. Nuk më pëlqen se e ke të pamundur që të mos përmenden emra dhe plasin bomba gjatë gjithë kohës

Në raport me PD  dhe me Sorosin unë mendoj personalisht që ti ke të drejtë të partive demokratike por në qoftë se shoqëria shqiptare nuk të bëjnë detoksikim të një organizate e cilarasti vjen prap për të bërë një pyetje në përfundim të kësaj kësaj ndjesis tiime personale modeste pranë qoftë se shqipëria nuk e bën këtë akt shqipëria është vulnerabël demokraci hibride e njerëz të çmendur që e drejtojnë mund të ketë problem.

Në botë kanë drejtuar shpesh politikanë të çmendur problemi është që këtu ke ne zgjodhën të çmendur në kohën e duhur për të bërë shqipërinë nuk mund të bëhej shqipëria kjo që është 1 milionë shqiptarë të dëbohen po të mos kishin dhënë personin e durrë

Krasta: Përmendëm për këto historinë e pjesëmarrjes në struktura në parti në institucione tera tjera sipas analizës tënde dhe asaj që ti di kjo shoqatë kjo shoqëri ky grupim ky sekt është i përhapur kjo mafije të paktën kështu e quajnë gjithandej, SHBA dhe më gjerë dhe me reagime të forta që nga Orbani e tutje.

Ky organizëm sa është i përhapur në shqipëri  që të mos mbetemi vetëm tek PD?

Goxhaj: Mund të them se kanë ndërtuar kasën që mban kontroll shqipërinë në këtë që punon kundër shqipërisë.

Shqipëria mbushur me këtë kasë është e shpërndarë pasi parimi Sorosit bazohet tek një teori që quhet teoria e spin-offeve unë të doja ta fiksoni mirë të fjalë sepse kjo fjalë duhet të jetë refereni bazë i mekanizmit të pastrimit të shqipërisë dhe të gjithë botës nga Sorosit.

Sorosi nuk është ai fondacioni që shohim ne, që Andi Dobrushi merr 33 mijë euro në muaj rrogë. Sorosi i vërtetë është mekanizmi i shpërndarjes së zogjve të qyqes, është parimi i zogut të qyqes.

E të pastrosh Shqipërinë nuk ka të bëjë me një operacion “hiq këtë, hiq atë”, është një kancer që ka kapur të gjithë trupin. E vetmja mënyrë është që të ndryshosh me themel sistemin, jo ta arnosh sistemin, dhe ky është sistemi i Sorosit.

Marrim reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk mund të korrigjohet, duhet ribërë nga e para, sepse është e gjitha e gabuar.

Po nuk diti ta interpretojë e interpretuam ne atë ditë Berisha e mori nga ne dhe e interpretoi e vërteta është që kanë një projekt botëror që mat gjithë drejtimin e gjithë botës gjithë gjyqësorët e botës ky projekt financohet nga Sorosi qeveria Amerikane Bashkimi Europian dhe shumë fondacione nuk e ka nxjerrë Shqipërinë që ne 2015 ishte 2 herë më mirë se në 2024 që të thotë ky është dokumenti zyrtar që vërteton që reforma e ka shkatërruar drejtësinë jo në çështjen e spakut në të gjitha çështjet në korrupsion që është rritur .

Në çdo lloj çështje gjyqësore nuk kanë më vlerë një gjyq shtatë vjetë të presësh apelin dhe mbi të gjitha që është më e rëndësishme kontrollin total të qeverisë në shqipëri është bërë dy herë sipas reformës sonë sipas parimit kudo që shkel këmbën Sorosi nuk mbin bari dhe unë do të kujto që të dielës tjetër ne bën një prezantim të dosjerit të zi të Soros për Shqipërinë cfarë i ka Shqipërisë Sorosi në një sallë të madhe ku do ftonin të gjithë do ftoheshin dhe mediat E dinë që do vi vetëm Syri, Fax-i, Vizioni… Ti e di 11 vjet bëj tani që në 10 televizione kam ndaluar te dal madje se ç’mu kujtua tani sa pare mori syri nga KQZ-ja keni marë shumë pak. Ka marrë 80 milion Karlo Bolino nga KQZ-ja sepse KQZ-ja drejtohet nga një zog i qyqes Celibashi është ish anëtar i bordit të Soros viti 2008-2010 ne jemi përballë një sistemi totalisht të kapur kur ti shkon në gjykatë ke në KLGJ, zogun e qyqes, KLP zogun e qyqes.

Nuk ka me emra, Ambasada Amerikane e Ambasada e Aglisë emrat e tyre si ambasada janë donatorët kryesorë që kanë krijuar këtë rrjet edhe në këto zgjedhje, partia Adriatik Lapaj,  partia e Arlind Qorit janë pjesë e ketij produkti sepse  është lufta për të kontrolluar pikërisht opinioni publik.

Ju e dini për shembull që në të gjitha faqet online qe kemi pasur 4-5 vjet faktoje.al i ka bllokuar.

Na bllokuan facebook na kane marrë gjithë faqen kemi ngelur me profiling profilin tim që të transmetohetpodcasti, jeton në një terror absolut madje madje të ta shpjegojë me një fjali të vetme po bëjnë gati kallëzimpenal  për drejtorin e Postës shqiptare në SPAK, na vijnë firmat nga jashtë për të regjistruar zgjedhje, niset në datën 20 dhjetor unë dal në televizor 11-12 janar duke denoncuar me zarf, ky zarf eshtë nisur në 20 dhjetor nga Italia ja vula, ja gjithçka, të nesërmen  vjen në 13 janar dhe thotë që kanë ardhur në shqipëri me 13 janar. Na bllokojnë edhe postën e ke  parasysh ne çfarë realiteti ne jetojmë.