Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Helena Kadare ka shkuar sot në ambientet e GJKKO.
Siç pohoi vetë, Kadare është paraqitur aty për të marrë pjesë në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.
“Kemi ardhur të marrim pjesë te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë”, u shpreh ajo.
Por megjithatë, bashkëshortja e Kadaresë nuk është lejuar të futet në seancën e GJKKO.