Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Berisha: LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë partner dhe aleat PD-në


 

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA kanë aleat PD.

“Kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, u bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se Edi Rama si kukull e George Soros duhet të ketë fatin e tij dhe SHBA kanë partner dhe aleat PD dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vardhisur Shqipërinë në honet e historisë, po ju qëndruar, nuk u mposhtët, dhe në fund, kjo betejë u fitua në SHBA, kjo betejë do të fitohet edhe në Shqipëri”, tha Berisha.