Partia e Lirisë ka njoftuar se ish-presidenti Ilir Meta do të publikojë një audio-mesazh ku do të denoncojë një presion ndaj tij brenda institucionit të paraburgimit.
Sipas njoftimit, Meta pretendon se është kërcënuar në shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjeve në fuqi nga administrata e institucionit.
Njoftimi i Partisë së Lirisë:
Pas pak Presidenti Meta do t’u drejtohet me nje audio-mesazh te gjithe shqiptareve ne lidhje me nje presion ordiner ne adrese te tij, ne shkelje te hapur te te drejtave te njeriut dhe ligjeve ne fuqi, nga administrata e institucionit ku ndodhet ne paraburgim!