“Nuk do të kursej asnjë”- Berisha – Ramës: Do të publikoj çdo dokument, përveç atyre intime


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me nxjerrjen e dosjeve “sekrete”. Në një deklaratë të tij, Berisha theksoi se do të publikojë çdo dokument që ka lidhje me publikun, përveç atyre që lidhen me jetën intime, të cilat nuk do t’i bëjë publike.

Kreu i PD-së shtoi se do të ruajë proporcionalitetin në marrëdhëniet publike dhe do të fokusohet më shumë tek qytetarët sesa tek dosjet që lidhen me krimin.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të kursejë askënd dhe se e ka për detyrë të bëjë publike çdo veprim që ka ndodhur në kontekstin politik.

“I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.

Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta  okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre. Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro.”