Rama për arrestimin e Veliajt: Të tregohen provat, në dosjen 400 faqëshe nuk ka asnjë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar transparencë dhe prova konkrete mbi akuzat e ngritura nga SPAK.

Ai hodhi dyshime mbi akuzat që lidhen me shpenzime të luksit, duke ironizuar pretendimet për blerje online të bizhuterive dhe fustaneve me vlerë 800 mijë euro.

Rama nënvizoi gjithashtu se Partia Socialiste është garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO, duke lënë të hapur debatin për mënyrën sesi po zhvillohen hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.

“Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo.

Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat.

Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat.

Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova.”