Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar me urdhër të SPAK, do të njihet sot me masën e sigurisë. Seanca nisi në 09:00, por u shty për në 13:30, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.Ndërkohë, burime bëjnë me dije se prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani saktësuan se Veliaj nuk është person i dënuar, ndryshe nga sa ishte prezantuar fillimisht në dosjen hetimore të SPAK.
Në dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar, raporton Shqiptarja.com.
Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.