Pas caktimit të masës së sigurisë nga GJKKO-ja. Kryebashkiaku Erion Veliaj u transferua në paraburgimin e Durrësit.
Gjykata la në fuqi masën e kërkuar nga SPAK-u për Veliajn ndërsa ndryshoi masëv vetëm për Ajola Xoxën të cilës iu ndalua dalja nga jashtë vendit si dhe iu vendos masa detyrim paraqitje.
Gjyqtari Erjon Bani dëgjoi për 6 orë (Ora 13:30 – 19:20) argumentet e palës mbrojtëse, dëshmitë e të akuzuarve por dhe argumentet e prokurorit Ols Dado dhe Altin Dumani, për tu tërhequr më pas për dy orë në dhomën e këshillimit nga ku doli në orën 22:00 me vendim.
Avokatët mbrojtës kërkuan masë më të buta sigurie për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj duke ofruar garanci pasurore si dhe ndryshimin e masës së sigurisë për Ajola Xoxën. ndërkohë prokurorët kërkuan lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025.
Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.