Kryeministri Rama tha se deri tani nuk ka asnjë provë ndaj kryebashkiakut Veliaj në dosjen prej 400 faqesh ndaj tij dhe se ato që thuhen aty duken si metodat e ish-sigurimit të shtetit.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se për një nga rastet që flitet në dosje, për emërimin e një zv.ministreje nuk ka asnjë lidhje me Veliajn dhe se emërimin ia ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta në kohën kur ishin në koalicion.
“Media të hulumtojë për prova. Në atë roman 400 faqësh nuk ka asnjë provë. Ka vetëm një tregim të mbushur me lloj-lloj të dhënash pa asnjë provë. Erion Veliaj nuk vesh fustane dhe as mban bizhu. Por të thuash se Veliaj caktoi si zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ai i pagoi një udhëtim. Kjo bëhet me metodat e sigurimit të shtetit. Ku ishe ti me atë autobusin, për çfarë fole, Ajo është emëruar aty me kërkesë të kreut të Kuvendit që të vihej në atë pozicion. Ai më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vihej kjo grua që unë nuk e njihja. Ma ka kërkuar këtu në Kuvend. Kjo është e vërteta siç bëhen gjërat në koaliciion dhe është krejt normale.” – tha Rama.