Kreu i grupit parlamentar të PD-së lëshoi akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Hoxha lidhur me grumbullimin e dhjetëra personave para SPAK-ut në kohën e seancës ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.
Bardhi tha se drejtorët hajdutë të bashkisë detyruan punonjësit të dilnin para SPAK-ut e të shantazhonin prokurorët e gjyqtarët duke ur ënë makinave të tyre që hynin në godinë.
“Ku ishte policia për të mbrojtur prokurorët e gjyqtarët kur punonjësit e bashksië Tiranë u binin me grushte makinave të prokuroëve e gjyqtarëve që futeshin në SPAK e në Gjykatën e Posaçme. Ku ishte ministri mashtrues që gënjen paturpësisht e publikisht për atë që ndodhi para SPAK-ut ku punonjësit e administratës së bashkisë u mblodhën aty me urdhra e drejtorëve hajdutë të bashkisë që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Ata janë mbledhur e shpërndarë aty tre herë me SMS nga drejtorët dhe policia ka detyrë të mbledhë të dhëna operacionale për atë që ndodh. Duhet të japësh llogari qytetarëve të Tiranës për një kryebashkiak që ka vjedhur miliona nga taksat e qytetarëve dhe jo të mbroni një hajdut.
Policia dha një mesazh se prokurorët e gjyqtarët nuk do kenë mbrojtje nga forcat e sigurisë nëse vijojnë të godasin korrupsionin.Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar në paraburgim.” – tha Bardhi.