Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi ka replikuar me ministrin e Brendshëm Hoxha lidhur me grumbullimin e dhjetëra personave para SPAK-ut gjatë seancës për masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.
Bardhi i kërkoi ministrit që t’i kërkojë llogari krerëve të policisë dhe të procedojë punonjësit e administratës që bllokuan rrugën në një tubim të paligjshëm njësoj siç ka ndodhur me protestuesit gjatë tubimit të opozitës.
“Ministri Hoxha duhet të kërkonte llogari te drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Policisë së Tiranës. Nuk ka ndodhur kurrë që administrata të mblidhet patra prokurorisë e gjykatës për të mbrojtur lekët e vjedhura. Policia ka lejuar dje një tubim të paligjshëm. Duhet t’i procedojë drejtorët e punonjësit e bashkisë Tiranë që bllokuan rrugë dhe të japë llogari ku ishte policia.” – tha Bardhi,
Ministri Hoxha iu përgjigj Bardhit duke thënë se nuk bëhej fjalë për një protestë apo tubim, por për një grumbullim të rastësishëm të simpatizantëve të kryebashkiakut të Tiranës.
“Nuk është e vërtetë ajo që pretendoni. Dje simpatizantë të bashkië janë mbledhur para SPAK-ut për të mbështetur kryetarin e bashkisë. Nuk jemi në rastin kur kemi të bëjmë me një tubima po protestim të lajmëruar më parë. Këta simpatizantë donin të ishin prezentë gjatë dhënies së këtij vendimi pasi simpatizantët u grumbulluan, forcat e policisë janë afruar e shtuar me përforcime deri në fund të dhënies së gjykimit. Është e vërtetë se ka pasur për disa minuta bllokim rruge. Dje s’ka pasur asnjë incident ndaj njereëzve apo dëme materiale.” – tha ministri Hoxha.