Berisha: Rama i damkosur si kukull e Xhorxh Sorosit, le t’i fshijë 100 herë fotot me Alex Soros, Blinken e Yuri Kim


Kreu i PD-së Berisha tha në seancën e sotme se kryeministri Rama është damkosur përfundimisht si kukulla e Xhorxh Sorosit.

Ai kërkoi që ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të fondacionit dhe organizatave të Xhorxh Sorosit duhet sjellë në parlament me urgjencë dhe të votohet. Berisha tregoi gjithashtu disa dokumente që sipas tij janë lënë pa u futur në dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

“Vijoj kërkesën time që Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndalë cddo presion ndaj të burgosurit Erion Veliaj të cilin uroj ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini. Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces do përgjigjet Personalisht Edi Rama, ndaj Veliajt, Velicës, prokurorëve e gjyqtarëve. Le t’i fshjë 100 herë fotot e Yuri Kim, Alex Soros dhe Blinken në mediat e tij. Rama është damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Xhorxh Sorosit. Ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fondacionit të tij  dhe  ndalimin e të gjiitha organizatava sorosiane që të kenë çdo bashëpunim me çdo insittucion shtetëror është një emergjencë. Duhet të sillet këtu e të votohet. Ku është Klotilda, ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Po t’i fuste prokurori edhe këto, Velica do ia kalonte edhe Lajla Asadit që iku në Moskë.”­ – tha Berisha.