Deputeti Erion Braçe ka kritikuar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për qëndrimin kundër nismës së tij për ligjin mbi tatimet, duke e akuzuar se nuk e ka lexuar propozimin.
“Ajo që më bën përshtypje është se Celibashi ka parë vetëm titullin. Po ta kishte lexuar, do të kuptonte se nisma s’ka lidhje me ulje apo heqje taksash, por me vendosjen e tyre. Leximi është një problem i madh në këtë vend,” u shpreh Braçe.
Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën.
Ka parë vetëm titullin e nismës se po ta kishte lexuar do ra kishte kuptuar nëse ndalimet në kodin zgjedhor që ndalohet në një periudhë 4 mujore.
S’ka të bëjë as me ulje as me heqje takse, pro vendosje takse, leximi është problem shumë i madh në këtë vend nga më të vegjlit tek më të rriturit.
Është për të vënë duart në kokë. Përfaqësuesit e Kuvendit janë mundur t’i shpjegojnë, por mesa duket komisionieri i ka shkuar deri në fund historisë, unë, kolegët e mi që nuk janë vetëm të PS por edhe opozitës kanë 6 vite me radhë që luftojnë për këtë gjë, kërkoj vetëm kthimin në natyralitet të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.
Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.
Çupi: Bën si nevrik kot.
Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.