Deputeti demokrat Asllan Dogjani, gjatë fjalës në Kuvend, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për mungesë sigurie dhe përgjegjësi në rastin e vetëvrasjes së 17-vjeçares në Gjirokastër.
“Një vajzë u vra nga varfëria, bullizimi dhe braktisja nga shteti. Sot duhej të jepnin dorëheqjen kryeministri dhe gjithë qeveria,” tha Dogjani.
Ai akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për paaftësi në kontrollin e rendit dhe e cilësoi si “një figurë të vendosur për të mbuluar kontrollin e plotë të Ramës”.
Deputeti përmendi edhe rastin e vrasjes së Martin Canit, duke kritikuar Ministrinë për mungesë rezultatesh në luftën kundër krimit.
“Një vajzë nga Gjirokastra i dha fund jetës se nuk ushqehej mirë, se nuk kishte një fustan të mirë si shoqet, u var se bullizohej. E vrau kreu i organizatës, e vrau Edi Rama se e la të varfër, të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësinë të ishte si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Sot duhet të kishte dhënë dorëheqje kryeministri dhe gjithë qeveria e tij. Var veten se shetit, psikologia e shkollës nuk iu gjend.
Realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk buron vetëm nga organizata kriminale , por nga ai që i drejton. Vrasësi i vërtet jo vetëm dora që qëllon por edhe ai që i jep pushtet mafias. Para dy ditësh Rama përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal. Sepse ate ditë mori vesh se këshilluesit i Trump erdhi në Shqipëri për të drejtuar fushatën e Berishës.
Ministër, ju nuk bëtë asgjë as për Martin Canin, as për 17-vjeccaren që vrau veten në Gjirokatër. Nuk keni forcë të kontrolloni rendin, jeni figurë e vendosur aty që kryeministri të kontrollojë gjithçka.”