Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë interpelancës me deputetin demokrat Asllan Dogjani për vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër, tha se po bëhet politikë me një tragjedi familjare.
Hoxha kundërshtoi pretendimet se ngjarja lidhej me varfërinë: “Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë”.
Ai hodhi poshtë akuzat për ulje të zbulueshmërisë së krimeve, duke i quajtur të pabaza.
“Unë jam këtu t’ju përgjigjem pyetjeve mbi rolin e policisë dhe rolin tim si ministër.
Rendi publik në vëmendjen maksimale të qeverisë dhe ministrisë, por ta garantosh nuk është e thjeshtë, ndaj MB ka punuar në drejtime të ndryshme: Përmirësime ligjore, zgjerimin bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike.
Të bësh politikë me vrasje e drama familjarë, është kur nuk ke ç’të thuash asgjë rreth argumenteve. Rasti i Gjirokastrës është dramë familjare, nuk ka të bëjë me varfërinë.
Është dëshpëruese kjo që bëni politikë me drama.
Në kërkesë për interpelancë ngrihet pretendimi se ka më pak zbulueshmëri të krimeve”, tha ai.