Ish-kongresmenia demokrate Tulsi Gabbard konfirmohet si drejtore e Inteligjencës amerikane


Tulsi Gabbard, një ish-Kongresmene demokrate u konfirmua si drejtore e Inteligjencës Kombëtare nga Senati.

Senati votoi 52 kundër 48, me vetëm një republikan – Mitch Mçonnell – që votoi kundër konfirmimit të saj.

Pasi u betua në një ceremoni në Zyrën Ovale, Gabbard premtoi të “ripërqendrojë komunitetin e inteligjencës” dhe përsëriti atë që ka thënë presidenti Trump se agjencitë e inteligjencës amerikane ishin përdorur si mjete politike.

“Për fat të keq, populli amerikan ka shumë pak besim në komunitetin e inteligjencës, kryesisht për shkak se ata kanë parë përdorimin si armë kundër kindërshtarëve politikë dhe politizimin e një entiteti që supozohet të jetë i përqendruare thjesht në garantimin e sigurisë sonë kombëtare,” tha ajo.

Ajo shtoi: “Mezi pres që të jem në gjendje të ndihmoj në përmbushjen e mandatit që populli amerikan i dha presidentit Trump shumë qartë në këto zgjedhje për të ripëfrqendruar komunitetin tonë të inteligjencës për të fuqizuar patriotët e mëdhenj që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit tonë në këtë mënyrë dhe të përqendrohen në garantimin e sigurisë, sigurisë dhe lirisë së popullit amerikan.”

Duke parë ceremoninë, Trump foli shkurtimisht për Gabbard dhe e quajti atë “një amerikane me guxim dhe patriotizëm të jashtëzakonshëm”.

Gabbard, 43 vjeç, u përball me një seancë të tensionuar konfirmimi muajin e kaluar që e pa atë t’i përgjigjej pyetjeve nga republikanët dhe demokratët lidhur me komentet e saj të kaluara dashamirëse ndaj Rusisë dhe mbrojtjen e saj ndaj qeverisë së ish-udhëheqësit sirian Bashar al-Assad, të cilin ajo e vizitoi në vitin 2017 ndërsa ai ishte nën sanksionet e SHBA-së.

Gjatë seancës, Gabbard kundërshtoi ta quante informatorin Edëard Snoëden si “tradhtar”, pjesërisht hoqi dorë nga pikëpamjet e saj se Rusia ishte provokuar për të pushtuar Ukrainën dhe këmbënguli se ajo “nuk kishte dashuri” për Assadin.

Gabbard, një ish-kandidate presidenciale dhe veterane ushtarake që shërbeu në Irak, ka kritikuar pamëshirshëm komunitetin e inteligjencës amerikane që ajo do të drejtojë tani.

Si drejtore e Inteligjencës Kombëtare, ajo do mbikëqyrë 18 agjenci të inteligjencës – përfshirë CIA-n dhe FBI-në – që punësojnë më shumë se 70,000 njerëz të përfshirë në mbledhjen dhe ruajtjen e sekreteve më të ndjeshme të vendit.

Pas votimit të konfirmimit të Gabbard, Senati kaloi menjëherë në një votim procedural mbi nominimin e Robert F Kennedy Jr si Sekretar të Shëndetësisë.