Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku jeton e punon. Ndryshimet u miratuan të enjten në Komisionin Rregullator të Zgjedhjeve me 5 vota pro.
Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve thotë se këto ndryshime krijojnë lehtësi në regjistrimin e zgjedhësve të cilët nuk zotërojnë një dokument provues adrese në emrin e tyre.
Në këtë rast, ata kanë mundësi të përdorin si provë adrese në PER, dokumentin provues në emër të një familjari të tyre ose të dikujt tjetër pa lidhje familjare mes tyre.
Komisioni Rregullator shqyrtoi edhe miratoi edhe projektvendimin “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”.