Qarkullonte me armë dhe qëlloi në drejtim të policisë, arrestohet 34-vjeçari në Rinas


Një person është vënë në pranga mbrëmjen e sotme (13 shkurt), nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur në Rinas.

Policia pasi kishte marr kishte informacion se një person qarkullonte i armatosur në këtë zonë, organizoi operacionin për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.

Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu, i identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën. Fatmirësisht, nuk ka efektiv të lënduar. Pas të shtënave, policia ka arrestuar autorin.

34 vjeçari, nga Fushë-Kruja është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa më 22 dhjetor 2022 ka rënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ai mbante në makinën me të cilën po qarkullonte një pistoletë, të cilën e kishte me fishekë në fole dhe gati për qitje.