Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi një komentuesi që i sugjeroi të mos i mëshonte tavolinës.
“Mos u bëni qesharakë, çfarë mielli keni marrë? Është droga ime, por ju nuk e dini çfarë droge marr unë. Që i vogël, arti dhe beteja politike kanë qenë adrenalina ime,” tha Rama me humor.
Ai theksoi se pasioni për politikën dhe debatin është ajo që e shtyn përpara: “Pa i mëshuar tavolinës, ikën. S’kam asnjë problem.”
“Mos i mësho tavolinës thotë ky. Mos u bëni qesharak këtu ça mielli ke marrë. Është droga ime, nuk e dini fare ju ça droge marr unë.
Që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë.
Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”- u shpreh Rama.