Kryeministri Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Veliajt përsëriti qëndrimin lidhur me çështjen në fjalë duke theksuar se prokurori i çështjes nuk i ka provat për nisjen e një gjyqi.
Gjatë bashkëbisedimit me komentusit në Facebook ai tha se ka një ndryshim të madh mes të dyshuarit dhe të pandehurit.
“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova. A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova. Nuk jam unë që kundërshtoj SPAK-un, siç kanë vënë kujën të tjerët. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkisë ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit.” – tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se pa atë dhe pa PS-në nuk do ketë SPAK pasi kryedemokrati Berisha të cilin e quajti “buf kënete” ka për të shkrirë prokurorinë speciale.
Ai shtoi se PS-ja është lis i madh dhe nuk hiqet kollaj ndërsa ironizoi partitë e reja duke thënë se janë pellgje dhe se janë njësoj si PD-ja e Berishës në metoda e sjellje.
“Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklaratave më jepni votën që ta shkrij SPAK. Pra, nëse spak nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund të garantojnë pellgaçet përreth dhe partickat që kanë të re vetëm pronarin e tyre, sepse kanë të njëjtën metodë e sjellje si ajo e bufit të kënetës, janë si mrokulla të vogla. I bëjnë temena SPAK se do i heqi kundërshtarët, e këta do rriten. Sepse është lis i madh PS, është lis i madh, nuk hiqet kollaj. Nuk jam unë që kundërshtoj SPAK-un, siç kanë vënë kujën të tjerët. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon, është e qartë. Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkisë ka vepruar në thyerje të ligjit. Apo raste të tjera kur kemi vepruar për heqjen e imunitetit në Kuvend, për t’i dhënë SPAK mundësi për ndonjë anëtar të parlamentit.” – tha Rama.