Reagimi i KLGJ/ Rama: Më vjen mirë që i dëgjova njëherë zërin, Veliaj hetim deri në fund, por me prova


Kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë me standarde dhe prova të qarta.

Ai kritikoi qasjen e ashpër të SPAK dhe ndërhyrjet e panevojshme në jetën private të të hetuarve.

“Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet, por me prova, jo thashetheme,” tha Rama.

Kryeministri theksoi rëndësinë e kritikave ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por kundërshtoi intimidimin.

Ai mohoi akuzat se Partia Socialiste ka dëmtuar vendin, duke kujtuar se PS ka mbetur e angazhuar për standarde dhe luftën kundër korrupsionit.

Më vjen mirë që i dëgjova njëherë zërin, KLGJ që ka një numër punonjësish të rritur në …594 punonjës dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar në duhet të marr shifrën e saktë por është mbi 2 mijë vetë në mos unë gabohem, numri i përgjithshëm i punonjësve të KLGJ, mirë bëjnë ata që flasin, ‘trysnia’, unë thashë për paraburgimin, e ka thënë KE. Këto nuk janë sulm, por thirrje për standarte.

Merreni me mend sikur t’ju marrë dikush telefonin privat. Drejtësia duhet të hyjë vetëm për ccështjen për të cilën po të heton. Ta shohi në praninë tënde jo të thojë ik.

Ju bllokua gjithë jeta atij dhe jetonte jashtë. E ku ta kërkosh atë telefonin, mendojeni pra t’ju dalë dikush në rrugë t’ju thojë më jep telefonin dhe të të fusi.

Të thojë kam këtë, po më thuaj këtë mos të nxjerr këtë. Po mirë mo SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikani kritikohet.

Qeveria e Shqipërisë ka 100 e kusur vite dhe prap nuk është një institucion i pagabueshëm, këta 5 vjet janë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritika, jo intimidim. Duan të hetojnë për Erion  Velinë, të hetojnë deri në fund.

Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet. Të provuar ama, jo ishte ti në avion… ne një mendere vend jemi njihemi.

Ore zotëri, ne jemi një vend jo Gjermania Zvicra dhe Franca që i kanë sistemet bankare qëkur s’mbahet mend. Pjesa më e madhe nuk besojnë akoma te bankat se i ka tmerruar diktaktura.

Dy janë djallzitë më të mëdha te kapitalizmit banka dhe taksat. Nuk deklaron njeri pasuri dhe të ardhurat mo, është fazë zhvillimi kjo. Si u bëka këtu historia të shkosh në të tilla, të kërkosh qime në sytë e tjetrit dhe të mos shohësh tranë. Punonjësit e shteti nuk janë të gjithë nënë dyshimin e arsyeshëm se vjedhin.

Kjo është logjika e qorrave në rrjetet sociale. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër korrupsionit.

Vazhdoni shani ju. Nuk është PS forcë që ka shkatërruar Shqipërinë që i ka çuar shqiptarët deri në buzën e luftës civile, që ka inkurajuar skemat piramidale. Nuk mund të jetë PS një forcë politike të mos jetë kërkuese për standardet”-u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo ndikim mbi SPAK, duke theksuar se vetëm “një njeri i ligë” mund të pretendojë se ai kontrollon drejtësinë. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”, Rama kritikoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si një veprim i nxituar që lë kryeqytetin pa drejtim.

Ai gjithashtu kërkoi që drejtësia të trajtojë me urgjencë çështjen e 21 janarit, ku u vranë katër protestues: “Pse ka urgjencë për Veliajn, por jo për 21 janarin? Drejtësinë nuk e bën qeveria, por SPAK”.

Rama përfundoi duke theksuar se epoka kur kryeministri kontrollonte drejtësinë ka marrë fund: “Pllakën e varrit të ndërhyrjes politike në drejtësi ia vura unë me PS.”

“Nuk ka një akuzë me një të pandehur këto gërmimet mund të vazhdojnë nuk ka asnjë problem nuk ke pse e merr tjetrin në burg duke e lënë një kryeqytet të tërë pa kokë, krijon dyshimin se ka një shkelje të rëndë të balancës.

Bëjë punën tënde, por të bëjë dhe tjetri punën e vet nëse puna të nxjerr konkluzionin që tjetri të shkojë në burg askush se diskuton këtë gjë, është shumë herët në përfundime, të hedhësh gjithandej mish që të turren e gjithë qenëria e kënetës politike dhe mediatike, çfarë kuptimi ka në fund për dikë që degjenerohet dhe në fund del i pafajshëm, pse bota demokratike janë budallenj, pse bëjnë ndjekje në gjendje të lirë.

Ça më kërkoni mua 11 janarin,  duhet të jesh idiot apo ligësirë me dy këmbë që të vijosh të thash që SPAK e kontrollon Edi Rama apo SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve por nuk është vegël e askujt, është shumë e qartë, kërkojini SPAK për 21 janarin, jo mua.

Nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por s’ jam unë që e bëj ndëshkimin, kjo është një çështje që vonon por në fund nuk harron.

Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryebashkiakun e Tiranës, po pse s’ka urgjencë për 21 janarin për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz, kur vijnë ata familje këtu s’di ça t’u them, do e bëjë qeveria drejtësinë?

Thoni çfarë të doni kjo është e vërteta historike.Ka vdekur koha kur kryeministri kontrollon drejtësinë, pllakën e varrit ia vura unë me PS”, tha ai.