Ashtu si para dy ditësh, kryeministri Rama u tha ndjekësve në Facebook se është në qeveri për të shkruar historinë dhe për të integruar vendin në Bashkimin Evropian.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy” ai shtoi se gjykatësi është garanti mes qytetarit dhe prokurorit për të respektuar standardet dhe garancinë e lirive dhe të të drejtave të qytetarit.
Kreu i qeverisë shtoi se ka raste abuzive nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme duke sjellë si shembuj përveç arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës edhe rastet e kryeashkiakut të Tropojës.
“Unë jam këtu për të futur Shqiërinë në BE. Jam për ta parë flamurin kuqezi atje, për këtë jam unë dhe kjo është e gjithë beteja ime. Pastaj vazhdoni bëni çfarë të doni ju, me të rinjtë dhe kush i ka bërë të rinjtë. Kush ju çon atje që të uleni si të barabartë, bufi i kënetës apo këta mangallët që vijnë për qofte këtu poshtë, Kjo është luftë e përditshme, është sakrificë, mision. Jam këtu ëpr historinë. Pse nuk kam çfarë të bëj unë, nuk dua unë të kaloj kohë me familjen time. Nuk ka bir k*rve e kam thënë atëherë e them prapë, me prova. Para dy vjetësh në Shqipëri na ka ardhur një delegacion i komitetit për parandalimin e torturës i KE-së. Ka ardhur me një raport alarmant për Shqipërinë SPAK ka mbështetjen për të luftuar korrupsionin jo për të marrë peng kryebashkiakun e Bashkisë së Tropojës sepse dyshohet se ka prerë pyllin. Dikush më ka thënë që prokurori ka të drejtë të çmendet, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes të gjitha palëve. Është ne mes gjykatësi, garanti dhe ne kemi vendosur figurën e panjohur më parë të gjykatësit paraprak që shoqëron procesin bashkë me prokurorin si në vendet demokratike. Ky gjykatësi paraprak i thotë prokurorit ktheu s’ke provë të mjaftueshme, jo që të bëhet ky një mbiprokuror. Këtu na është bërë gjykata, stërspeciale që rrit peshën e dënimit paraprak. Arrihet deri këtu që arsyeton gjykatësi në një vendim famoz, prandaj duhet t’ia rëndoni masën që të na besojë opinioni, se këtu është halli sa beson opinioni. Opinioni është çështje e të zgjedhurve, jo e gjykatësit”, tha Rama.