Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin E Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, raporton gazetarja Klodiana Lala.
SPAK kërkon dënimin me tre vite burg për akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Refuzim për deklarim pasurie” dhe “Fshehje pasurie”.
Prokurori i Posaçëm, Ols Dado, ka kërkuar që Jorgo Goro të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim e fshehje pasurie.
Ndërsa për Jerasimo Basho u kërkua 3 vite qëndrim pas hekurave dhe për Vezir Gjikokaj, 2 vite burg.
SPAK kërkoi konfiskim e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe 5512 m katror dhe 5080 m katror, si ede një apartamenti tek Lidhja e Prizerenit.
Ndërkohë iu është kthyer celulari i sekuestruar Jorgo Goros.
Më 7 shkurt, organi i akuzës dërgoi për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë, të akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.