Tension në Kuvend, deputeti i PD-së shkul mikrofonin gjatë fjalës së ministrit Balla


Seanca parlamentare u shoqërua me tensione kur deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda, u afrua drejt foltores gjatë fjalës së ministrit Taulant Balla dhe shkulë mikrofonin.

Pavarësisht rrethimit të foltores nga Garda e Republikës, Doda arriti të kalojë kordonin dhe të marrë mikrofonin. Tensionet nisën pas fjalës që kryeparlamentarja i dha ministrit, ndërkohë që deputetët e PD-së protestuan kundër këtij veprimi.

I pari që u afrua në foltore ishte Flamur Noka, i ndjekur nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.