Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar në paraburgimin e Durrësit pas vendimit të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërkohë, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, iu ndryshua masa nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, për shkak të fëmijës së vogël.
Gjykata vendosi arrest me burg edhe për biznesmenin Elman Abule, ndërsa 5 biznesmenë të tjerë, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi, do të hetohen në gjendje të lirë me masën “detyrim paraqitje”.