Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën e vendit.
Berisha theksoi se, përsa i përket SPAK-ut, secili mund ta interpretojë si të dojë qëndrimin e tij të mëparshëm, por ai i dha mbështetje çdo punonjësi të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin.
Pyetje: A keni ndryshuar qëndrim tani që po dilni në mbrojtje të SPAK?
Berisha: Po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj kushtetutën. Nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi. Sa i përket SPAK-ut, secili mund të interpretojë si të dojë deklaratat e mia. Sali Berisha vlerëson në mënyrë maksimale cdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij. Ai që zbaton ligjin është një shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe qytetarëve. Sali Berisha nuk mund të pajtohet kurrë me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj se një qytetar, një shtetar, nuk mund të pajtohet kurrë.