Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qëndrojnë Belinda Balluku dhe Oltion Bistri, ish-shefi i operacionales.
Berisha akuzoi se Bistri kishte vendosur një sistem të fshehtë përgjimi me urdhër të Ballukut.
Sipas tij, kryeministri Rama synonte arrest shtëpie për Veliajn, por vendimi i prokurorisë dhe gjykatës e çoi atë në burg, gjë që, sipas Berishës, shqetëson vetë Ramën për rrezikun e përfshirjes së tij në hetime.
“Ky zotëria, Nesti Angoni është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit, Bistri është në burgun e Fierit. Por Bistrin nuk e zbërthyet, media e kaloi Bistrin. Bistri ishte një super mafioz, më i besuar për Ramën dhe Lubinë, sepse ai kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë jashtë procedurave të prokurorit të përgjithshëm, prokurorisë speciale, gjykatave dhe shërbimeve të fshehta. Ai kishte vendosur një sistem të veçantë përgjimi dhe u zbulua.
Në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listë dhe kjo ishte Lubi Balluku. Në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Veliajt, bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve nga Bistri.
Rama përgatiti të gjithë gropën, por ishte për një arrest shtëpie dhe nuk ia preu mendja se prokurori dhe gjykatësi…ato që paraqiti qeveria e fundosën Erion Veliajnë. Është vepër e përbashkët. A e donte Rama sot në burg? Jo se e sheh vetën bashkë me të”, tha Sali Berisha.