Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryeministrin Edi Rama, për protestën para SPAK, teksa zhvillohej seanca gjyqësore nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“PD, duke dënuar më forcën më të madhe, deklaron se do dërgoj për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhajn, Drejtonin e Përgjithshëm të Policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje.
Nëse vazhdojnë të thërrasin protesta do përballen me opozitën. Kishte banditë që godisnin makinat e gjykatësve. Mos guxo të ndërmarrësh aktin më të vogël dhune, mos guxo, se popullin do e kesh edhe ne Surrel”, tha Berisha, ndërsa paralajmëroi kryeministrin të mos destabilizojë vendin në prag zgjedhjesh.