Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “5D”, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar


Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen 5D, ku të pandehur janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranë.

Molla dhe Qato, që akuzohen për krijimin e kompanisë 5D dhe përfitimin e tenderave nga bashkia, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi plotësimin e trupës gjyqësore për nisjen e gjykimit në themel.

Molla dhe Qato janë të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa ish-zyrtarët Taulant Tushe, Albano Janku, Julian Zanaj, Enton Punavia dhe biznesmeni Nestor Muhametllari do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.