I dyshuar për një seri djegiesh makinash e vjedhje, arrestohet 32-vjeçari nga Kamza


Policia e Kamzës ka arrestuar një 32-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.

I arrestuari, I. Gj., banues në Paskuqan, akuzohet për djegie automjetesh, tentativë për djegie dhe vjedhje.

Pas hetimeve të kryera, u arrit të identifikohej dhe kapet shtetasi, i cili dyshohet për veprat penale të ndodhura në muajin shkurt 2025. Më datë 9 shkurt, në Babrru, ai ka djegur automjetin e shtetasit A. M.

Një ditë më parë, më 4 shkurt, ai ka tentuar të djegë automjetin e një tjetër shtetasi, A. H., gjithashtu në Babrru. Po ashtu, më 2 shkurt, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi dy maska, dy jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe një shkop bejsbolli, që shtetasi i mbante për përdorim të mundshëm në aktivitete kriminale.

Aktualisht, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Materialet janë kaluar në Prokurorinë përkatëse për veprime të mëtejshme.