Mat/ Plagosi me thikë 17-vjeçarin në ambientet e shkollës, arrestohet 18-vjeçari


Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Matit pas plagosjes me thikë të një 17-vjeçari në ambientet sportive të shkollës së mesme në fshatin Baz. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve.

I arrestuari, Donald Lepuri, 18 vjeç, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I plagosuri, 17 vjeç, u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Mat

Vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, dje, në shkollën e mesme të fshatit Baz.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. T., 25 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi ka përndjekur një 25-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.