Protesta e mbështetësve të Veliajt/ Berisha: Sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë


Kreu i PD Sali Berisha mbajti një qëndrim të pazakontë duke marrë në konsideratë deklaratat e tij prej më shumë se një viti, duke thënë se protesta e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK dhe GJKKO ishte një sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Dje qytetarët ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara. Sulmi kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga instiucone të narkoshtetit.

Dje ishte puntata më kulmore e Narcos në Shqipëri. Protestë e organizuar nga Rama dhe qeveria e tij, rrogëtarë të shtetit, policë me dhe pa armë.

Rrethuan për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale.

Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës.

Sulmuan si banditë makinat e tyre.

U sollën sikur ato të ishin institucionet e pushtuesit.

Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar.

Të kërcënosh me jetë gjykatësit, është një apel për cdo shqiptar, dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratik.”