Anëtarja e kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi, ka komentuar zhvillimet e fundit të ndodhura mes politikës shqiptare dhe institucionit të SPAK-ut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Jupi shkruan se Shqipërinë nuk e mbrojnë dot nga grushti i shtetit ata që bashkuan votat me Edi Ramën për të mbyllur listat dhe për të amnistuar krimet dhe korrupsionin e dënuar nga GJKKO.
Gjthashtu Jupi akuzon edhe ata që nuk thyejnë heshtjen përballë sulmeve që kreu i PD-së Berisha i bën SPAK-ut vetëm pse hetojnë korrupsionin e tij.
Sipas saj, SPAK-un dhe demokracinë në vend e mbrojnë shumica e shqiptarëve si edhe partnerët ndërkombëtarë, andaj ajo shpreh bindjen se në zgjedhjet e 11 majit, se politika me dy standarte ndaj institucionit në fjalë, do ta marrë përgjigjen e merituar nëpërmjet votës.
Postimi:
Shqipërinë nuk e mbrojnë dot nga grushti i shtetit ata që bashkuan votat me Edi Ramën për të mbyllur listat dhe për të amnistuar krimet dhe korrupsionin e dënuar nga GJKKO.
SPAK-un dhe Republikën parlamentare nuk mund ta mbrojnë ata që heshtin kur Sali Berisha sulmon prokurorët specialë vetëm pse hetojnë korrupsionin e tij dhe të rrethit të tij.
SPAK-un dhe demokracinë në Shqipëri e mbrojnë 80% e shqiptarëve që mbështesin punën e drejtësisë së re dhe 60% e shqiptarëve që janë të kënaqur me rezultatet e saj.
SPAK-un dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri e garantojnë partnerët ndërkombëtare, SHBA dhe BE që kanë investuar kaq energji, përpjekje dhe financime që drejtësia të reformohet dhe korrupsioni të çrrënjoset.
Me 11 maj, politika hipokrite e dy standardeve ndaj SPAK dhe GJKKO do të marrë përgjigje nga qytetarët shqiptarë, në Shqipëri dhe në diasporë.