“Ukrainës nuk iu premtua asnjëherë anëtarësimi në NATO” – Sekretari Rutte


Ukrainës nuk iu premtua asnjëherë anëtarësimi në NATO si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, tha Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte të premten, shkruan Euractiv.

Shefi i NATO-s tha se anëtarësimi, dhe rrjedhimisht garancitë e ndërsjella të mbrojtjes për Ukrainën, nuk u lidhën kurrë nga anëtarët e aleancës me negociatat e paqes.

“Askund nuk u u bë një premtim i tillë”, tha Rutte.

Anëtarësimi përfundimtar i Ukrainës në NATO, i premtuar fillimisht në Deklaratën e Bukureshtit të vitit 2008 dhe i përsëritur pas pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, “nuk ka të bëjë me marrëveshjen e paqes”, tha ai ndërsa mbërriti në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku zyrtarët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen më vonë të premten.

Komentet e Rutte vijnë pas një vorbulle 48-orëshe në aleancë, e cila filloi në Bruksel të mërkurën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se anëtarësimi në NATO do hiqej nga tavolina në bisedimet që Presidenti Trump njoftoi më pas më vonë atë ditë.