Policia e Fierit ka arrestuar 67-vjeçarin Njazi Vrenozi, pasi shiti për herë të dytë të njëjtin apartament. Pas denoncimit të shtetasit I.B., i cili e kishte blerë apartamentin në vitin 2016, rezultoi se Vrenozi e kishte shitur sërish këtë pronë në vitin 2024 shtetasit M.D., 32 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Shiti nëpërmjet mashtrimit të njëjtin apartament 2 herë, vihet në pranga 67-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Njazi Vrenozi, 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.