Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke thënë se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ishte një vendim i miratuar nga Kryeministri Edi Rama.
Berisha pretendon se telefoni i Veliajt dhe udhëtimet e tij ishin të survejuara, përfshirë takimet dhe hotelet në Vjenë. Ai shtoi se Nesti Angoni, i lidhur me shtetin, kishte regjistruar dhe monitoruar çdo aktivitet të Veliajt.
Berisha theksoi se Rama kishte kërcënuar Veliajn dhe kishte paralajmëruar arrestimin e tij, duke e konsideruar këtë një vendim të vendosur për ta larguar nga politika.
Sipas Berishës, ky arrestim erdhi në një moment të papërshtatshëm për të, por zbulon edhe korrupsionin në radhët e qeverisë.
“Nesti Angoni nuk ishte qytetar privat, nuk ishte opozita që do të donte të ishte por nuk ishte, Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj.
Nesti Angoni ishte në fakt shteti vetë, Ishte Bistri, Balluku, Rama, pa asnjë lloj mëdyshje.
Kontrollonte telefonat, avionët, doganat, blerjet online, komunikimet online, çdo gjë.
Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri, por është totalisht Rama-Balluku, ushtarët janë të shumtë, dosja kundër Erion Veliaj është qeveritare.
Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Rama e kishte marrë me kohë.
Kishe paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt, kishte kërcënuar Erion Veliaj. Rama nuk parashkoi se me Erion Veliajn po priste degën ku qëndronte vetë sepse në vepra janë lidhur si vëllezër siamezë.
Rama ndoshta donte arrestimin e tij e tij në dhjetor apo pak më parë kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me 3-she tjetër elektorale në Tiranë.
Ndodhi në një kohë kur nuk ishte koha më e përshtatshme për të. Por miq u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritare.”