Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar në rrjetet sociale se tre pengjet e liruar sot kanë qenë të detyruar të durojnë një “ceremoni të neveritshme dhe cinike”.
“Përfundimi i një marrëveshjeje pengjesh është një imperativ njerëzor, moral dhe çifut. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rikthyer të gjitha motrat dhe vëllezërit tanë nga robëria në Gaza”, thotë ai.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Izraeli do të punojë me SHBA-në për të siguruar lirimin e plotë të pengjeve dhe për shkatërrimin e kërcënimit terrorist palestinez në Gaza.
Ndërkohë, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura ka deklaruar se e hëna shënon 500 ditë që nga momenti kur 73 pengje mbahen ende në Gaza nga Hamasi./BBC