Krerët evropianë samit urgjent për Ukrainën teksa Trump po i nxjerr jashtë loje


Udhëheqësit evropianë do mbajnë një samit urgjent të hënën në Ukrainë, mes shqetësimeve në rritje se shtytja e administratës Trump për të punuar me Rusinë për t’i dhënë fund luftës i ka lënë ata të izoluar.

Kontinenti po përpiqet të kundërpërgjigjet pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi se negociatat do fillonin “menjëherë” për t’i dhënë fund luftës pas një telefonate me Vladimir Putinin e Rusisë dhe të dërguarin e Trumpit për luftën Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg, i cili tha se Evropa nuk do përfshihej, shkruan CNN.

Samiti u konfirmua nga Pallati Elysée, i cili tha se presidenti francez Emmanuel Macron do zhvillonte një takim “joformal” të hënën me “kryetarët e qeverive të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës, si dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Presidenten e Komisionit Evropian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer e quajti këtë një çast që vjen “një herë në një brez” për sigurinë kombëtare të vendit.

“Mbretëria e Bashkuar do punojë për të siguruar që ne të mbajmë SHBA-në dhe Evropën së bashku”, citohet të ketë thënë Starmer në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street të shtunën.

“Ne nuk mund të lejojmë që asnjë ndarje në aleancë të na shpërqendrojë nga armiqtë e jashtëm me të cilët përballemi.”

Lajmet për samitin e krerëve të Evropës ndjekin presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe zyrtarët e tij më të lartë, të cilët përmbysën ditët e fundit atë që kishte qenë kryesisht një front i bashkuar midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë të NATO-s për mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.

Trump foli me kreun rus Vladimir Putin dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e lartë të administratës së tij vizituan Evropën dhe paraqitën elemente të një vizioni për përfundimin e luftës që dukej se lejonte lëshime kyçe për Rusinë dhe ngriti frikën se Ukraina mund të margjinalizohej dhe Evropa të lihej jashtë paqebërjes.

Përpjekjet diplomatike evropiane vijnë pasi Sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA Peter Hegseth, duke folur në Bruksel të mërkurën, tha se ishte jo e mundur që Kievi të bashkohej me NATO-n ose të kthehej në kufijtë e tij sovranë të para vitit 2014 – një thyerje e dukshme me qëndrimin e mëparshëm të Uashingtonit