Rama takon në Mynih drejtorin e “Qendrës Kulturore Kenedi” Richard Grenell


Kryeministri Rama ka shpërndarë disa foto të takimeve të tij me personalitete të ndryshme në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Germanisë.

Mes tyre janë ato me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Richard Grenell i cili së fundmi është emëruar drejtor i “Qendrës Kulturore Kenedi” në SHBA.

Ai ka takuar gjithashtu ish-Sekretarin e NATO-s Stoltenberg e personalitete të tjera, mes të cilëve mungojnë përfaqësuesit e SHBA-ve, zv.presidenti Vance e Sekretari i Mbrojtjes Hegseth apo krerët e vendeve të BE-së.