Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesi e sotëm në rrugën Tiranë-Durrës.
28-vjeçari me iniciale G.M. që drejtonte makinën ka humbur kontrollin e saj e më pas është përplasur me trafikndarësen. Pasi kanë ëdalë nga makina, ata janë përplasur nga një tjetër makinë.
Për pasojë ka humbur jetën G.M. ndërsa janë plagosur tre udhëtarët e tjerë që ishin me të në makinë, të cilët janë dërguar në spital për mjekim.
“Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L. Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.