Basha ironizon protestat para SPAK: Si radha e qumështit, një ditë Rama, një ditë Berisha


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.

Basha krahasoi protestat e organizuara nga dy liderët politikë me radhën e qumështit në kohët e vjetra, ku një ditë proteston Edi Rama dhe ditën tjetër Sali Berisha.

“Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”, shprehet Basha në reagimin e tij.