Presidenti Trump konfirmoi se presidenti i Ukrainës Zelensky do jetë në bisedimet me Putinin për dhënien fund të luftës.
“Zelensky do përfshihet në bisedime.” – tha Trump.
Një ekip këshilltarësh të presidentit amerikan do takohet me zyrtarët rusë këtë javë në Arabinë Saudite për të filluar negociatat që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, thanë për CBS News dy zyrtarë të qeverisë amerikane të njohur me këtë çështje.
Delegacioni, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, do përfaqësojnë Trump-in në diskutimet pas telefonatave të tij të fundit me presidentin ukrainas Zelensky dhe atë rus Putin.
Ndërkohë Trump hodhi poshtë paralajmërimin e Zelenskyt se Rusia po bëhej gati të sulmonte vendet e NATO-s.