Dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe marrin para bagëtitë, humb jetën çobani


Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në në Roskovec.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1 , ku dy automjete tip “ Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë  e goditjes së fortë janë dëmtuar mbi 30 krerë dele dhe ka mbetur i plagosur çobani i tyre.

Menjëherë ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ka ndërruar jetë.