“Faturat doganore që kam publikuar faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria” – Berisha ndaj deklaratës së Ajola Xoxës


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së parë publike të Ajola Xoxës, duke theksuar se hetimet kanë zbuluar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore dhe se në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi të madhe lekësh.

Berisha publikoi faturat doganore që sipas tij faktojnë shifrat e përmendura nga prokuroria dhe akuzoi Xoxën dhe familjarët e saj për financim nga paratë e taksapaguesve. 

“Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore që kam publikuar faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria.

Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar, mund të them se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore unë i kam sjellë këtu dhe ato faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Mendoj se aktet më të rënda, në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj nga burri i saj, nga paratë e taksapaguesve”, u shpreh Berisha.