Menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump në 2024, dhe tashmë kordinatori për fushatën e zgjedhjeve të PD-së për 11 majin, Chric LaCivita, ka reaguar në lidhje me një foto mes kryeministrit Rama dhe djalit të George Soros, Alex Soros.
Duke e ripostuar foton në profilin e vet të instagramit, LaCivita nuk harron edhe ti vendosë një titull duke i quajtur dy personazhet në fjalë si: “Kukulla dhe kukulla i madh”.
Fotoja e postuar ditën e sotme në rrjetet sociale nga Soros, ka ngjallur reagime të shumta, në lidhje me mbishkrimin që ai i ka bërë fotos me Ramën, pasi shkruan se foton po e ripublikonte për shkak të kërkesave të shumta “popullore”.
Duhet theksuar se ditët e fundit në konferencat e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, përmend si fakt fshirjen e fotove nga rrjeti social të kryeministrit Edi Rama me Alex Soros.