Grenell uron Kosovën për Pavarësinë: Hashim Thaçi duhej të festonte në Prishtinë


I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, ka uruar popullin e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë, por njëkohësisht ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilëson një “padrejtësi të madhe” – burgimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Ai theksoi se ky moment historik është lënë në hije nga mungesa e Thaçit, të cilin e cilësoi “atin themeltar të shtetësisë së Kosovës”.

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre.

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë jo mbrapa grilave në Hagë.

Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës.

Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, është shprehur Grenell.