Mediu uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Nderim përjetë dëshmorëve për liri


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mediu shkruan se dëshmorët që dhanë gjakun për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, janë nderi i saj, duke shtuar se edhe luftëtarëvetë UÇK-së që ndodhen në Hagë, iu është bërë një padrejtësi.

 

Postimi:

Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë

🔹Nderim përjetë Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, dëshmorëve për Liri të Kosovës

🔹Nderim për luftëtarët e UCK, komandantët e saj që padrejtësisht janë në Hagë për Presidentin Hashim Thaci, Kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi

🇺🇸🇦🇱Është koha për bashkëpunim dhe mëncuri, fati i Kosovës nuk mund të përdoret nga askush për interesa politike